Aktualitet

Një plazh, tre leje shfrytëzimi/ Velipojë. Konflikti i mori jetën 20 vjeçarit në ditën e parë të punës

27 Qershor 2021, 21:25 Nga DOSJA
Një plazh, tre leje shfrytëzimi/ Velipojë. Konflikti i mori

VELIPOJË- Mos përcaktimi i hapësirës për shezllonet që u takon bizneseve në Velipojë, nga ana e Ministrisë së Turizmit, ka sjellë vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Si pasojë e konfliktit me armë mes dy familjeve biznesmene, të vdekur në vend kanë mbetur Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj si dhe Myzerim Zeneli. Ky i fundit, vetëm 20 vjeç, punëtor dhe sapo kishte mbyllur ditën e tij të pare të punës në hotelin ku ndodhi masakra.

Ndërsa të plagosur mbeten Hasan Farracaku dhe nipi i Gocajve, Elmilind Dyli. Pjeter Gocaj, babai i dy vëllezërve të vrarë ka akuzuar shtetin si fajtor . Edhe biznesmeni Hilmi Kapllanaj ishte duke u përfshirë në konflikte të tjera të renda por fatmirësisht u tërhoq në kohë. Ai tregon se ka paguar taksat por territorin e përcaktuar nga ministria e kanë marrë të tjerët.

Një pjese e pushuesve janë tronditur nga vrasjet . Kur Velipoja numëron mijëra pushues, gjithë Velipojën për momentin vetëm 1 subjekt ka lidhur kontratën me ministrinë ndërsa të tjerat janë lenë në pritje.

Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond gocaj elmilind dyli hasan farracaku hilmi kapllanaj masakra ne velipoje myzerim zeneli edmond gocaj elmilind dyli hasan farracaku hilmi kapllanaj masakra ne velipoje myzerim zeneli

Sondazh

Poll