Aktualitet

Familja s’ka para! Qytetarja nga Shkodra kërkon të paguajë shpenzimet e ceremonisë mortore të Musein Zenelit: Më gjeni n

27 Qershor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Familja s’ka para! Qytetarja nga Shkodra kërkon të paguajë

SHKODËR– Një qytetare nga Shkodra është vetëofruar që të paguajë shpenzimet e ceremonisë mortore të Musaen Zenelit, kamarierit që mbeti i vdekur në masakrën e Velipojës, pa pasur asnjë faj. 

Në një mesazh të dërguar në redaksinë e JOQ, qytetarja e cila ka preferuar të mbetet anonime është treguar e gatshme që të ndihmojë familjen Zeneli në këto çaste mjaft të dhimbshme që po kalon. Nëna dhe vëllai i 20-vjeçarit janë dy personat e vetëm që kanë mbetur nga kjo familje dhe jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Qytetarja ka lënë në redaksinë e JOQ numrin e telefonit dhe ka kërkuar që nëse dikush e njeh familjen e të riut ta lidhë me të.

“Çkemi joq, jam e gatshme me pagu tan shpenzimet e ceremonise se 20-vjeçarit. Nëse eshte e nevojshme. Jetoj në Shkodër, por desha me mbet anonim. Me gjeni nje numer kontakti te te afërmve të tij, ose te me lidhin nga ju. Faleminderit,”- shkruan ajo.

Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme. Tre të tjerët që mbetën të vrarë në masakrën e Velipojës janë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç. Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ata janë vënë në pranga ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut janë shpallur në kërkim. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra e velipojes musaen zeneli masakra e velipojes musaen zeneli

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2021, 17:58

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu i ka dedikuar disa rreshta kamarierit 20-vjeçar që u bë viktimë e masakrës së Velipojës, pa patur asnjë faj. Në...