Aktualitet

I hapi derën plumbit që i vërshoi në zemër! Kush ishte Musaen Zeneli, viktima e pafajshme e masakrës së Velipojës, i ati

27 Qershor 2021, 17:34 Nga DOSJA
I hapi derën plumbit që i vërshoi në zemër! Kush ishte

SHKODËR– Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme që mbeti i vdekur në masakrën e Velipojës, vinte nga një familje e varfër. I riu e kishte humbur të atin para disa vitesh dhe kishte mbetur vetëm me të ëmën e të vëllanë, Erdisin. Enver Zeneli isht mbytur në lumin Drin. Musaen Zeneli jetonte në Bahçallak dhe këtë verë kishte vendosur të punonte për të ndihmuar familjen e tij. Edhe pse i sëmurë, Musaen Zeneli gjeti punë si kamarier në hotelin Gocaj, pronarëve të të cilit u kishte treguar se kishte edhe aftësi për të gatuar.

Por, një natë më parë, 20-vjeçari teksa sapo kishte mbyllur ditën e tij të parë të punës, u hapi derën mysafirëve të paftuar në hotelin Gocaj dhe familja Ferracaku hyri brenda me armë. Më shumë se dhjetë burra nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin duke bërë ‘kasaphanë’ në oborrin e hotelit dhe një prej plumbave ra në zemrën e Zenelit, e cila pushoi brenda pak sekondave.

Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë të vjetra, ndërsa nëna e tij tashmë nuk ka mundësi që të përballojë as shpenzimet e funeralit të djalit të saj që shënoi humbjen e dytë në familje. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe nuk dihet nëse Bashkia apo dikush jetër do t’i zgjasë dorën kësaj familjeje për të përcjellë Zenelin për në banesën e fundit.

Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme. Tre të tjerët që mbetën të vrarë në masakrën e Velipojës janë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç. Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ata janë vënë në pranga ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut janë shpallur në kërkim. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra ne velipoje musaen zeneli masakra ne velipoje musaen zeneli

Sondazh

Poll