Aktualitet

24 ORË MONITORIM! ‘Fluturojnë’ 83 patenta të shoferëve që u kapën të dehur dhe duke udhëtuar me shpejtësi tej norma

27 Qershor 2021, 17:00 Nga DOSJA
24 ORË MONITORIM! ‘Fluturojnë’ 83 patenta të

TIRANË– Policia Rrugore ka vijuar me ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit zyrtar, janë pezulluar 83 leje drejtimi si dhe janë gjobitur 2 mijë e 839 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave në rrugë. 52 drejtues mjetesh janë kapur duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 31 të tjerë kanë qenë të dehur në timon.

Njoftimi i policisë:

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Vijon kontrolli permanent i akseve rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.  Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara janë shpejtesia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave, kamerave, dronëve dhe makinave të pauniformuara, janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 83 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 2839 të tjerë, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

Atualisht ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, duke bërë që fluksi në akset rrugore ncionale dhe në hyrje të Tiranës të jetë i shtuar dhe në disa segmente i pandërprerë, por pa pengesa dhe pa krijuar radhë. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.  

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksion i policise rrugore policia rrugore aksion i policise rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll