Aktualitet

‘Çfarë do ndodhë mbas masakrës së Velipojës?’/ Anila Hoxha bën PARASHIKIMET: Veliu për të shpëtuar veten do shkark

27 Qershor 2021, 11:10 Nga DOSJA
‘Çfarë do ndodhë mbas masakrës së

TIRANË–’Masakra e Velipojës’ është kthyer në ‘epiqendrën’ e ditës, mbase dhe të javës. Këtë parashikon dhe gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cila shkruan me ironi në Facebook, atë që pritet të ndodhë në polici, pas masakrës së Velipojës.

Hoxha nis shkrimin e saj duke thënë se Ardi Veliu, për të shpëtuar veten e tij do të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Shkodrës, Niko Brahimin. Më pas Veliu do të takohet me ministrin Çuçi e më pas RENEA, FNSH dhe forcat e tjera do të dalin në rrugë. Kjo lëvizje sipas gazetares do të nisë që ditën e hënën.

Reagimi i Anila Hoxhës:

Çfarë do ndodhë mbas masakrës së Velipojës?Veliu për të ruajtur veten, do shkarkojë Drejtorin e Shkodrës Niko Brahimi. Niko pas ca ditësh shkon drejtor tek mbrojtja e dëshmitarëve .Në Shkodër shkon me ceremoni solemne i komanduar ose nëndrejtori, ose ndonjëri afër rrethit te besimit.Veliun e thërret ministri, edhe pse ky i fundit ka ca krisje me të dhe nuk e ka shumë qejf. Veliu i tregon Çuçit që nuk e ka fajin policia dhe se nuk kishte informacion për konflikte. Të hënën, RENEA, FNSH dalin në rrugë, ca në male hashashi e ca ne qytetet e krimit. Mbas disa orëve show, do kapen ca pistoleta, ca makina pa letra. Me pas, dy tre shefa do lëvizen. Do bëhet mbledhje analitike në drejtori, zyra e shtypit exclusivisht përmes whatsappeve do shpërndajë fotot me mesazhet kundër krimit. Krimi do trembet nja 5 a 6 orë e do shmangë postblloqet që janë ngritur dhe… Kaq.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha masakra e velipojes anila hoxha masakra e velipojes

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2021, 09:36

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Velipojën e jo vetëm. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Tomor...

Aktualitet 27 Qershor 2021, 08:56

SARANDË– Një sherr i pabesueshëm ka ndodhur në Sarandë. Dy taksisë janë përfshirë në një konflikt që është përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve të m...