Aktualitet

Dje kishte ditën e parë të punës! Vdiq nga plumbat në Velipojë, 20 vjeçari ishte jetim, në xhep iu gjetën vetëm 30 lek

27 Qershor 2021, 10:54 Nga DOSJA
Dje kishte ditën e parë të punës! Vdiq nga plumbat në

TIRANË– Akoma më të trishta janë zbulimet e fundit në lidhje me fatin tragjik të 20-vjeçarit Myzerin Zeneli, i cili vdiq mbrëmjen e djeshme në Velipojë.

20-vjeçari, i cili ditën e djeshme sapo kishte nisur punë ishte jetim. Në shkrimin e publikuar nga gazetarja Anila Prifti, mësohet po ashtu se i riu kishte në xhep vetëm 30 lekë.

‘Myzerin Zenelin nuk e njihnin në Velipojë. Ata që e punësuan një ditë më parë e thërrisnin, Jetim! Nga Bahçallëku i Shkodrës i riu me njohuri fillestari në kuzhinë, u shpërngul në hotelin e vëllezërve Gocaj. Do të punonte e mësonte! Do të shtrihej për të fjetur i fundit; pas pushuesve dhe pas pronarëve. Zgjuar me ëndrrën e të riut; një ditë do të vijë edhe për të; ishte i pari që u buzëqeshi mysafirëve të natës. Për Myzerinin, të cilit as emrin shkurt nuk ia mësuam, ishte fundi i ditës së parë në punë. Dhe ashtu siç e do çdo lloj zakoni në moshë dhe në vendin tij, duhej t’iu buzëqeshte të gjithëve. Akoma nuk e kishte mësuar se burrat e natës dikur ishin miq me të zotët e lokalit ku u punësua. As i njohu, por nxitoi tu tregonte të ‘vetëve’: Po vijnë njerëz! Ishin vëllezërit Ferracaku, pas shpinës së tyre, nipi i vogël. Edhe ai si Myzerini pranë ‘të vetëve” për një të ardhme. Ferracakë e Gocaj, burra e pronarë përballë njeri tjetrit po luftonin njeri-tjetrin. Myzerini ishte aty, nuk fliste! S’duhej shumë kohë, armët krisën. Myzerini duket se u largua nga kjo botë i treti në radhë. Trupi i tij u shemb në rërë, pas trupave të tjerë të gjakosur. Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë! Ishte dita e parë e punës dhe dita e fundit e jetës! Unë po shkruaj për të, kështu nxitimthi, që ai të mos fshihet mes numrit të vdekjes, po nuk i njoh as fytyrën dhe as i di shtëpinë. Tani i mësova vetëm adresën e re. Një ditë do ti trokas në portën e mermertë për ta pyetur: Cila ishte ëndrra?’- shkruan Prifti.

Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. 20-vjeçari kishte filluar vetëm dje punë si kamerier në hotelin Gocaj. Dita e parë e tij e punës rezultoi tragjike dhe u bë dita e fundit e jetës. Nuk do të jetë më e njëjta jeta edhe e një të mituri, vetëm 17 vjeç i cili rrezikon ti pritet këmba.

Masakër në Shkodër, 4 të vrarë për sherrin e shezloneve/ Ekzekutohet Kujtim Ferracaku, i biri iu vra mbi kalë në 2018, vdes edhe 20-vjeçari, punonjësi i shezloneve (EMRAT-NGJARJA)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila prifti masakra e velipojes vrasje e katerfishte ne velipoje anila prifti masakra e velipojes vrasje e katerfishte ne velipoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2021, 09:36

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Velipojën e jo vetëm. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Tomor...

Aktualitet 27 Qershor 2021, 08:56

SARANDË– Një sherr i pabesueshëm ka ndodhur në Sarandë. Dy taksisë janë përfshirë në një konflikt që është përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve të m...