Aktualitet

Shembjet e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kavajë/ Gazetari publikon pamjet: Çmenduri, pas 20 muajsh gjejnë kohën i

27 Qershor 2021, 08:51 Nga DOSJA
Shembjet e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kavajë/

KAVAJË– Punimet për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmetet vijojnë në Kavajë edhe në sezonin turistik të verës, madje edhe gjatë orëve të natës.

Gazetari Erjon Skendaj ka bërë një postim në ‘Facebook’ ku ka sjellë pamje nga shembjet të cilat zhvillohen natës ndërsa gjithë ditën nuk punohet. Ai shprehet se banorët e lagjes 4 dhe 5 në Kavajë janë shumë të shqetësuar për këtë gjë duke thënë se nuk mund të flenë nga zhurma e punimeve të cilat zhvillohen gjithë natën dhe mbarojnë në orën gjashtë të mëngjesit.

Postimi i gazetarit:

Cmenduri! Ora 02 e mengjesit dhe bashkia Kavaje ka gjetur kohen ideale per te shembur pallatet e demtuara nga termeti duke lene pa gjume mijera banore te lagjes 4 dhe 5. E te mendosh se ka patur 20 muaj kohe, qe prej termetit te madh, per ti shembur me qetesi objektet e demtuara, por jo! Duhet te vinte sezoni turistik, pse jo nje dite e diele pushimi dhe pikerisht ne oren 02 te mengjesit te kriste puna me mjete te renda per shembjen e ngrehines 5 kateshe ne lagjen Sharre. Dhe thone pastaj qe “nuk ka profesioniste”! Shenim: Na falni po diten e bejme pushim se u lodhem gjithe naten!

 

Kanë kaluar rreth 20 muaj që nga tërmeti i fushqëm që dëmtoi shumë banesa dhe ndërtimet po kryhen pikërisht në sezonin e verës, ku tashmë bregdeti është mbushur me turistë. Punimet nuk ndërpritën as në fundjavë në vend, ku banorët dhe turistët nuk kanë mundur të gjejnë qetësi as gjatë orëve të natës.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kavaje rindertimi nga termeti i 26 nentorit shembja e pallateve kavaje kavaje rindertimi nga termeti i 26 nentorit shembja e pallateve kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2021, 07:27

SHKODËR– Policia e Shkodrës ende nuk ka bërë të mundur gjetjen e armës së krimit, që i mori jetën 4 personave dhe plagosi 2 të tjerë. Kamerat e sigurisë që...