Aktualitet

27 Qershor 2021, 08:56 Nga DOSJA

SARANDË– Një sherr i pabesueshëm ka ndodhur në Sarandë. Dy taksisë janë përfshirë në një konflikt që është përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, teksa i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive. Hoxhës iu janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tirane.  Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bilal lamce ismiraldo hoxha plagosje ne sarande sherr mes taksisteve bilal lamce ismiraldo hoxha plagosje ne sarande sherr mes taksisteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2021, 07:27

SHKODËR– Policia e Shkodrës ende nuk ka bërë të mundur gjetjen e armës së krimit, që i mori jetën 4 personave dhe plagosi 2 të tjerë. Kamerat e sigurisë që...