Aktualitet

Jo vetëm burrat merren me drogë/ Arrestohen dy gra në Milot, po tentonin të mbillnin kanabis në tokat e tyre

27 Qershor 2021, 09:25 Nga DOSJA
Jo vetëm burrat merren me drogë/ Arrestohen dy gra në Milot, po

MILOT-Dy shtetase 52-vjeçare me iniciale F.K dhe V.I janë arrestuar ditën e sotme në Milot pasi janë kapur në flagrancë policia e shtetit duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike të llojit kanabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Milot, Kurbin.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në Milot, Kurbin. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetaset: F. K., 52 vjeçe dhe V. I., 52 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin. Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Milot, Kurbin. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy gra ne milot arrestohen dy gra ne milot

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2021, 08:56

SARANDË– Një sherr i pabesueshëm ka ndodhur në Sarandë. Dy taksisë janë përfshirë në një konflikt që është përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve të m...