Aktualitet

S’I KURSYEN PLUMBAT/ Të pafajshmit e ‘Masakrës së Velipojës’, 20-vjeçari u vra në lule të rinisë për sherrin e pr

27 Qershor 2021, 08:28 Nga DOSJA
S’I KURSYEN PLUMBAT/ Të pafajshmit e ‘Masakrës së

VELIPOJË– Masakra e Velipojës, kështu do mbahet mend sherri mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj. 4 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën. Por, personat që ishin më pa faj në gjithë ngjarjen, ishin një 17 dhe 20-vjeçar.

Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç, fatkeqësisht humbi jetën pas plumbit që mori nga zënka e dy familjeve. Zeneli, sapo kishte nisur punën si kamarier në hotelin ‘Gocaj’ në Velipojë. Dita e djeshme, ishte për të dita e parë e punës dhe e fundit e jetës.

Elmilind Dyli vetëm 17-vjeç, mori po ashtu plagë në trup nga plumbat që u zbrazën pas debatit për shezlonet. I riu i cili është djali i vajzës së Kujtim Ferracakut ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë një plumb në gju e bëhet me dije se mjekët po mendojnë t’i presin këmbët.

Konflikti për shezlonat shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur në Velipojë. Dy familjet nuk dihet nëse kanë pasur debate të pëmarshme, që mund të kenë nxitur këtë ngjarje tragjike. Aktualisht policia ka seksuetruar kamerat e sigurisë, ka shoqëruar në policia familjarë të viktimave dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Mister mbetet arma e krimit e cila ende nuk është gjetur!

(A.b)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elmilind dyli masakra e velipojes myzerim zeneli vrasje e katerfishte ne velipoje elmilind dyli masakra e velipojes myzerim zeneli vrasje e katerfishte ne velipoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2021, 07:27

SHKODËR– Policia e Shkodrës ende nuk ka bërë të mundur gjetjen e armës së krimit, që i mori jetën 4 personave dhe plagosi 2 të tjerë. Kamerat e sigurisë që...