Sport

“Euro2020” / Kapiteni kroat mbyll Europianin, rezulton pozitiv me Covid

27 Qershor 2021, 10:12 Nga DOSJA
“Euro2020” / Kapiteni kroat mbyll Europianin, rezulton pozitiv me

KROACI – Me sa duket ajo që i druhej trajneri kroat Zlatko Dalic. ka ndodhur. Në momentin më të rëndësishëm në “Euro2020”, një ditë përpara sfidës kundër Spanjës, e vlefshme për fazën e 1/8, Kroacia humbet kapitenin e skuadrës, Ivan Perisic.

Federata Kroate ka njoftuar se Perisic ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve, të cilave iu nënshtrua i gjithë ekipi përfaqësues, sipas protokollit të UEFA-s.

Perisic humbet në këtë mënyrë jo vetëm sfidën kundër Spanjës, edhe nëse arrin të kalojnë më tej, është e vështirë që lojtarin e Interit ta shohim sërish në fushë, pasi sipas protokollit sanitar është i detyruar të qëndrojë për 10 ditë në izolim.

Të gjithë lojtarët e tjerë dhe anëtarët e stafit të përfaqësueses kroate kanë rezultuar negativ.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll