Sport

“Euro2020” / Martinez: “Ronaldo? Portugalia nuk është vetëm CR7”

27 Qershor 2021, 05:07 Nga DOSJA

SPANJE – Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez para ndeshjes ndaj Portugalisë ka theksuar se nuk ka ndonjë plan për të ndalur Cristiano Ronaldon, pasi luzitanët nuk janë vetëm CR7.

“Sigurisht duhet të mbrohemi shumë mirë ndaj Ronaldos, por kur bën plan për të ndalur një futbollist, atëherë rrezikon që të dëmtohesh nga të tjerët. Ronaldo di të jetë në vendin dhe kohën e duhur për të bërë dëm, ai është një nga më të mirët në botë dhe këtë e dimë. Por, duhet të mbrohemi edhe nga të tjerët.

Portugalia ka shumë talent dhe shpejtësi dhe do të na duhet të jemi solid si skuadër. Ata janë kampionët në fuqi, kanë fituar Nations League dhe kanë një mentalitet shumë të mirë për ndeshjet e rëndësishme”,- ka thënë Martinez në konferencën për shtyp para sfidës ndaj luzitanëve.

Belgjikë-Portugali është një nga dy takimet të sotme të fazës së 1/8-ave të “Euro2020” Ajo do të zhvillohet në orën 21:00 në Sevilla të Spanjës. Më herët, në orën 18:00, në Budapest të Hungarisë, do të luhet takimi Holandë-Republika Çeke.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldon portugalia roberto martinez sevilla të spanjës trajneri i belgjikës cristiano ronaldon portugalia roberto martinez sevilla të spanjës trajneri i belgjikës

Sondazh

Poll