Sport

“Euro2020” / Mancini: “E merituam fitoren. Belgjika apo Portugalia? E vështirë të zgjedhësh”

27 Qershor 2021, 05:35 Nga DOSJA
“Euro2020” / Mancini: “E merituam fitoren. Belgjika apo

ANGLI – Në konferencën për shtyp pas ndeshjes në “Wembley”, trajneri Roberto Mancini ka këmbëngulur se Italia e meritoi fitoren kundër Austrisë dhe duhej të kishte shënuar para se ndeshja të shkonte në shtesa, ku  Federico Chiesa dhe Matteo Pessina bënë ndryshimin shënuan golat e fitores 2-1.

“Ne e morëm këtë fitore sepse e meritonim atë, edhe pse pranuam në fund një gol. Ne sinqerisht duhet t’i kishim shënuar dy golat shumë më herët dhe të mos shkonim në kohën shtesë dhe ne u lodhëm, por fituam me meritë,”- tha Mancini për “RAI Sport”.

“Lojtarët që erdhën nga stoli kishin mentalitetin e duhur dhe u futën në ndeshje për të ndryshuar lojën. E dija që kjo do të ishte e vështirë, por ne luajtëm mirë dhe e merituam këtë kualifikim. Ky test mund të na bëjë mirë, na u desh të tregojmë një mentalitet të fortë,” – deklaroi në vazhdim Mancini.

Trajneri i “azzurrëve” Roberto Mancio u pyet gjithashtu se me kë do të preferonte të përballej në çerekfinale midis Belgjikës dhe Portugalisë. “Ato janë dy skuadra të jashtëzakonshme, kështu që është e vështirë të zgjedhësh,”- e mbylli ai.

Pas këtij takimi, Italia, jo vetëm arriti të kualifikohet për çerekfinalet e “Euro2020”-s, por vendosi edhe një rekord të ri prej 31 ndeshjesh pa humbje, paçka se prishi rekordin prej 11 sfidash pa pësuar gol.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “rai sport” federico chiesa kundër austrisë matteo pessina trajneri i “azzurrëve” trajneri roberto mancini wembley “rai sport” federico chiesa kundër austrisë matteo pessina trajneri i “azzurrëve” trajneri roberto mancini wembley

Sondazh

Poll