Sport

VIDEO/ Sa shumë vuajtje! Chiesa e Pessina i japin një dorë Italisë, Austria eleminohet në shtesat

26 Qershor 2021, 21:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Sa shumë vuajtje! Chiesa e Pessina i japin një dorë

LONDËR-U mendua se do të ishte një ndeshje e lehtë, por Italisë iu desh të vuante shumë në përballjen ndaj Austrisë të vlefshme për 1/8-at e EURO 2020. Plot 120 minuta drithësruese, teksa në fund ishin të kaltrit e Mançinit ata që triumfuan me rezultatin 2-1.

Në pjesën e parë, italianë u shfaqen dominues, por pa arritur të gjënin rrugën e rrjetës, madje Imobile i shkoi shumë pranë duke goditur traversën. Në fragmentin e dytë të lojës, Aranautovic ua bëri gjakun “ujë” italianëve, duke gjetu rrugën e rrjetës, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0, teksa në shtesën e parë, Italia duket sikur u cclirua, teksa realizoi dy herë me Chiesa-n dhe Pessinan në minutat 95 dhe 105. Të dy këta futbollistë të hedhur nga stoli.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport austria euro 2020 italia austria euro 2020 italia

Sondazh

Poll