Sport

VIDEO/ “Është një zhgënjim”, Bale i acaruar braktis intervistën pas pyetjes së gazetarit

26 Qershor 2021, 19:21 Nga DOSJA
VIDEO/ “Është një zhgënjim”, Bale i acaruar

AMSTERDAM– Uellsi i ka thënë lamturmirë Euro 2020 pas humbjet turpëruese ndaj Danimarkës me shifrat 4-0. Një rezultat që nuk është pritur mirë nga kapiteni i uellsianëve Gareth Bale i cili ndihet i zhgënjyer nga performanca që zhvilloi skuadra e tij.‘’Nuk shkoi siç donim ne.

Nga pika jonë e këndvështrimit ne e nisëm mirë, por loja më pas ndryshoi. Ne tentuam të luanim në pjesën e dytë, por bëmë një gabim ku pësuam golin dhe aty u vranë shpresat tona.Ta mbyllësh kompeticionin kështu është zhgënjim. Shokët e skuadrës janë me nerva. Do të preferoja të dilnim nga kjo gjendje.

 

I would be annoyed as well tbh your team just lost and they are asking about retiring. #garethbale #Wales #WALDEN pic.twitter.com/kYsykHoYB1

— Muskan (@actuallymuskan) June 26, 2021

Është zhgënjim, kjo është ajo që mund të them. Ne humbëm një mundësi, por nuk mund ta hedh poshtë përpjekjen e skuadrës, kjo është minimalja. Jam ende krenar për ta’’, tha Bale.Ndërsa në fund kur u pyet nëse ishte ndeshja e fundit me përfaqësuesesn, ylli uellsin i acaruar nuk iu përgjigj pyetjes duke braktisur intervistën.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bale euro 2020 uells bale euro 2020 uells

Sondazh

Poll

Sport 26 Qershor 2021, 08:14

Varianti Delta i Covidit prek tifozët, ndizet alarmi

DANIMARKE – Rritet numri i tifozëve të cilët, pasi morën pjesë në ndeshjet e Euro 2020, të luajtura në “Parken” të Kopenhagës, më pas rezultuan pozitivë me COVI...