Sport

“Euro2020” / Kapiteni Wijnaldum me shiritin e ylberit ‘One Love’ në fushë

27 Qershor 2021, 08:52 Nga DOSJA
“Euro2020” / Kapiteni Wijnaldum me shiritin e ylberit ‘One

BUDAPEST – Kapiteni i Holandës, Georginio Wijnaldum, gjatë ndeshjes të së dielës për “Euro2020” kundër Republikës Çeke në Budapest, do të mbajë në krah një shirit me ngjyrat e ylberit, ku shkruhet “One Love”. Këtë e ka konfirmuar trajneri Frank de Boer.

UEFA po heton për brohoritjet raciste dhe homofobike në “Puskas Arena”, gjatë barazimit 2-2 të Francës me Portugalinë, të mërkurën në Grupin F. Kjo ndeshje u zhvillua në të njëjtën ditë me takimin Hungari-Gjermani në Mynih, kur UEFA refuzoi një kërkesë që “Allianz Arena” të ndriçohej në ngjyrat e ylberit, duke e konsideruar atë si një akt politik, kundër rregullave të reja të qeverisë hungareze për homoseksualët.

UEFA pret të dielën, një turmë tifozësh afër kapacitetit 60,000 në Budapest, me mundësinë e brohoritjeve të tjera diskriminuese ose banderolave. Por, përkundër polemikave, De Boer thotë, se Wijnaldum është i vendosur të mbajë shiritin “One Love”.

“Ne nuk jemi gjunjëzuar në ndeshjet e mëparshme, por ne e dimë se çfarë përfaqësojmë,” tha De Boer. “Kapiteni ynë do të mbajë shiritin e fushatës ‘One Love’, e cila qëndron kundër të gjitha formave të diskriminimit.

Kjo është deklarata më e madhe që mund të bëjmë. Gini është një shembull për ne. Përveç cilësive dhe qëllimeve të tij, ai është një luftëtar dhe një person i veçantë. Ai është lidhësi ynë midis tifozëve dhe lojtarëve dhe midis lojtarëve në ekip. Të gjithë e duan atë. Mund ta njohësh nga buzëqeshja e tij e madhe dhe ai është i qartë dhe thotë atë të cilën mendon,”- ka deklaruar trajneri De Boer.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport georginio wijnaldum kapiteni i holandës trajneri frank de boer georginio wijnaldum kapiteni i holandës trajneri frank de boer

Sondazh

Poll