Aktualitet

DINAMIKA/ Konflikti për shezlonet la pas 4 të vdekur! Anëtarët e familjes Ferracaku shkuan për sqarim te Gocajt, debati deg

27 Qershor 2021, 06:52 Nga DOSJA
DINAMIKA/ Konflikti për shezlonet la pas 4 të vdekur!

SHKODËR Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe një 17-vjeçari Elmilind Dyli, kanë marrë plagë në trup, por fatmirësisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ky është bilanci tragjik i masakrës së Velipojës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pas mesnate në plazhin e Velipojës.

Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’ për shezllonët. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit.

Kanë qënë anëtarët e familjes Ferracaku të cilët kanë shkuar pas mesnate në hotelin ‘Gocaj’ për të sqaruar konfliktin për shezlongët. Dy pronarët e hoteleve janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe debati ka degjeneneruar me përdorimin e armëve. Nuk dihet nëse dy familjet kanë pasur ndonjë konflikt tjetër të mëparshëm mes tyre, që ka nxitur dhe më shumë debatet.

Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj ka paralajmëruar se në lidhje me ngjarjen do të ketë arrestime e po ashtu dhe persona që do të shpallen në kërkim.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm vendasit por edhe turistët, duke ia dëmtuar kështu imazhin vendit në këtë sezon turistik. Pushuesit janë larguar mëngjesin e sotëm nga zona, pasi janë shfaqur të tmerruar nga ajo që kanë dëgjuar dhe nga krismat e armëve.

Masakër në Shkodër, 4 të vrarë për sherrin e shezloneve/ Ekzekutohet Kujtim Ferracaku, i biri iu vra mbi kalë në 2018, vdes dhe des edhe 20-vjeçari, punonjësi i shezloneve (EMRAT-NGJARJA)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dinamika e masakres se velipojes masakra e velipojes vrasje e katerfishte ne velipoje vritet kujtim ferracaku dinamika e masakres se velipojes masakra e velipojes vrasje e katerfishte ne velipoje vritet kujtim ferracaku

Sondazh

Poll