Aktualitet

‘Tmerr plumbash, breshëri’/ Përplasja me armë në Velipojë, pushuesi nga Kosova merr valixhet dhe largohet: Nuk rrihet k

27 Qershor 2021, 06:08 Nga DOSJA
‘Tmerr plumbash, breshëri’/ Përplasja me armë në

VELIPOJË– Pushuesit janë terrorizuar nga përplasje ma armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë. Një prej tyre, ka treguar se po largohet nga banesa që kishte marrë me qera për pushime, pasi është tmerruar nga ajo që ka parë dhe dëgjuar.

Teksa shihet me valixhe në duar, qytetari nga Kosova thotë:

“Kena ardh për qejf. Tërë natën duke krisma, kallashi. Ky është tmer! Kallashi gjithë natën. Jam prej Podujevës në Kosovë”.

Përplasja me armë zjarri ka nisur mes 2 familjeve pronare të dy hoteleve në zonë, vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit, për disa shezlongë. Konflikti që nisi verbal përfundoi në përdorimin e armëve, plumbat e të cilave i morën jetën Kujtim Ferracakut; dy pronarëve të hotelit tjetër Xhovani dhe Edmond Gocaj. Bashkë me ta humbi jetën dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli. Ky i fundit vetëm 17 vjeç.

Kasaphanë për shezlonga! 4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë, mes viktima Kujtim Ferracaku, Policia blindon zonën: Lutemi për mirëkuptim!

(a.b)/dosja.al

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet te shtena ne velipoje vrasje e katerfishte ne velipoje te shtena ne velipoje vrasje e katerfishte ne velipoje

Sondazh

Poll