Aktualitet

Masakra në Velipojë! Kujtim Ferracaku u vra për disa shezlongë, 3 vite më parë i ekzekutuan të birin mbi kalë (HISTORIA)

27 Qershor 2021, 02:38 Nga DOSJA
Masakra në Velipojë! Kujtim Ferracaku u vra për disa

VELIPOJË– Katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën nga shkëmbimi i zjarrit mes pronarëve të dy bizneseve në Velipojë, Ferracaku dhe Gocaj për shkak të shezlongëve.

Mes viktimave dallon emri i Kujtim Ferracakut, babai i Arjan Ferracakut, biznesmeni i cili u vra mbi kalë në verën e mbrapshtë të vitit 2018.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, kur Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes tyre dhe Asmer Bilali. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve dhe qëlluan duke hedhur në tokë biznesmenin.

Autorët u afruan pranë trupit të pajetë, dhe për të qenë të sigurt në këtë vrasje, e qëlluan sërish në kokë dhe në gjoks. Edhe sot vrasja e tij nuk është zbardhur, ndërsa mendohet se nuk ka qënë ai objektivi por shoqëruesi i tij Bilali.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arjan ferracaku vrasja e arjan ferracakut vritet kujtim ferracaku arjan ferracaku vrasja e arjan ferracakut vritet kujtim ferracaku

Sondazh

Poll