Aktualitet

EMRAT/ Kush janë viktimat dhe të plagosurit e Masakrës së Shkodrës

27 Qershor 2021, 02:26 Nga DOSJA
EMRAT/ Kush janë viktimat dhe të plagosurit e Masakrës së

VELIPOJË–  Zbardhen emrat e viktimave të masakrës me 4 të vrarë në Velipojë, pak pas mesnate. Për një sherr që ka nisur për disa shezlongë kanë humbur jetën: Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli. Ky i fundit vetëm 17 vjeç.

I gjithë konflikti ka nisur teksa dy familjet Gocaj dhe Ferracaku po ndanin rërën për të vendosur  shezlongët. E gjithë nisi si një konflikt verbal, më pas palët nxorrën armët dhe i morën jetën njëri-tjetrit. Mes viktimave është Myzerim Zeneli, punonjës i shezlongëve, vetëm 20 vjeç.

Mendohet se në vendin e ngjarjes është shtënë nga disa armë, ndërsa FNSH dhe RENEA-t po krehin zonën duke kërkuar të përfshirët e tjerë në konflikt. Deri më tani janë sekustruar kamerat e sigurisë të të dy hoteleve për të keijuar një panoramë më të qartë të ngjarjes së rëndë.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond gocaj elmedin tyli hasan ferracaku myzerim zeneli vrasje e katerfishte ne velipoje vritet kujtim ferracaku xhovani gocaj edmond gocaj elmedin tyli hasan ferracaku myzerim zeneli vrasje e katerfishte ne velipoje vritet kujtim ferracaku xhovani gocaj

Sondazh

Poll