Aktualitet

Bilanc tragjik në Velipojë! 4 viktima, mes të plagosurve dhe një i mitur, pas kasaphanës Policia mbledh gëzhojat

27 Qershor 2021, 02:10 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Velipojë! 4 viktima, mes të plagosurve dhe

VELIPOJË– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimi zyrtar lidhur vrasjen e katërfishtë të ndodhur në Velipojë. Të vdekur nga përplasja me armë zjarri kanë mbetur: Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç. Ndërsa i plagosur ka mbetur i vëllai H. Ferracaku dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur. Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

NJOFTIMI I PLOTË:

Velipojë/Shkodër 

Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

Por si ndodhi ngjarja?

Deri më tani mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” u konfliktua me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazh. Vetë ka mbetur i vrarë, po ashtu edhe punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje e katerfishte ne velipoje vritet kujtim ferracaku vrasje e katerfishte ne velipoje vritet kujtim ferracaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2021, 18:43

GREQI– Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohen për përdhunimin e një të reje, vetëm 19 vjeç, të cilën e njohën në ...