Aktualitet

Akuzat për kërcënim të Kosta Grillos, Thoma Gëllçi: I uroj shëndet, unë jam në Michigan, as e ndihmoj dot dhe as…

26 Qershor 2021, 21:26 Nga DOSJA
Akuzat për kërcënim të Kosta Grillos, Thoma

TIRANË– Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, ka reaguar pas akuzave për kërcënim ndaj komentatorit sportiv Kosta Grillës. Me anë të një postimi në Facebook, Gëllçi i ka hedhur poshtë akuzat e ngritur nga Grillo, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet. 

“Prej këtu ku jam në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lexova në gazetat dhe portalet shqiptare online se unë paskam kërcënuar me jetë Kosta Grillon dhe ky i fundit ka bërë kallëzim në polici. U them shokëve dhe miqve dhe kujdo tjetri, se, se me perjashtim të disa sharjeve dhe fyerjeve që ai ka dërguar me sms ne adresën time, ( të cilat i kam shpërfillur) as kam ndonjë lidhje me Kosta Grillon, as me ndonjë “kërcënim” ndaj tij. Thotë që e kam hequr nga puna në RTSH , por asnjehere nuk ka punuar aty. As kam lexuar ndonjë shkrim të Kosta Grillos ndaj meje dhe as e di se me se merret ky person në jetën e vet. Për problemet që ai mund të ketë , qoftë për mbrojtjen e jetës, apo qoftë për kërkesën e tij për azil, unë as e ndihmoj dhe as e dëmtoj dot. Kostës i uroj shëndet dhe u faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin,“-shkruan ai.

Komentatori i njohur sportiv pretendon se  ka marrë dje një telefonatë kërcënuese, ndërsa sot menjëherë ka bërë denoncim në polici, duke paditur direkt ish-drejtorin e TVSH.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet kosta grillo thoma gellci kercenohet kosta grillo thoma gellci

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2021, 18:43

GREQI– Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohen për përdhunimin e një të reje, vetëm 19 vjeç, të cilën e njohën në ...