Masakër mjedisore në Durrës, mbeturinat ‘pushtojnë’ rrugët kryesore të qytetit në kulmin e sezonit turistik (PAMJET S
26 Qershor 2021, 09:24Nga DOSJA
DURRES- Edhe pse sezoni turistik ka nisur, Durrësi është në një kolaps mjedisor për shkak të mbeturinat që janë të përhapura kudo nëpër qytet. Pamjet e rënda që shihni në këto foto tregojnë situatën e rënduar, ku autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për të garantuar shëndetin e qytetarëve.
Mbeturinat qëndrojnë jashtë kazanëve ndërsa në zonën e Spitallës, banorët denoncojnë në polici se gjendja është e padurueshme dhe se kalimi në rrugë është thuajse i pamundur për shkak të erës së keqe.
Por edhe brenda në Durrës, në rrugët kryesore dhe në afërsi të Portit, mbeturinat kanë 2 javë pa u pastruar. Kazanët e tejmbushur janë një rrezik i shtuar për jetën e banorëve dhe mund të kthehen në burim epidemie.
Por pse është Durrësi në këtë situatë?
Dosja.al ka raportuar prej muajshkatastrofën mjedisore që vjen si pasojë e lënies së mëshirë të fatit të menaxhimit të mbetjeve urbane. Kazanët në disa vendgrumbullime janë mbushur dhe janë rreth 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina që nuk kanë se ku të zbrazen. Nga frika e sëmundjeve infektive, banorët në disa zona të Durrësit kanë nisur djegien e tyre. Një mosdakordësi mes Bashkisë dhe Qeverisë ka sjellë këtë situatë. Këshilli kërkoi nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, dhe kërkoi subvencion nga qeveria për përpunimin e tyre. Por skadimi i kontratës me inceneratorin e Sharrës ka sjellë këtë situatë. Është në dorën e qeverisë që të japë “ok” për trajtimin e mbetjeve, çka do të sillte edhe zgjidhjen e situatës me plehrat në Durrës.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PATOS– Dera e familjes Gushi mbylli dyert përgjithmonë, pasi katër anëtarët e saj u përcollën ditën e sotme për në banesën e fundit, pas aksidentit tragjik në ...
VLORË– Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka ‘zbarkuar’ në autos...
TIRANË– Mjeku infeksionist Tritan Kalo iu ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes me temperaturat e larta dhe të qëndrojnë të hidratuar. Në një postim në ...
PATOS– Njëri prej banorëve të Patosit, i cili mori pjesë pjesë në ceremoninë e varrimit të familjes Gushi që u shua dje në aksident, është shprehur i pikëlluar ...
TIRANË– Ambasada Amerikane ka ripërsëritur mbështetjen për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka pasqyruar ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikujtuar sot vrasjen e biznesmenit Artan Santo, i cili u ekzekutua më 26 qershor 2014. Në një postim në rrjet...
VLORË- Banorët e Panajasë, Kërkovës dhe Oshtimës në Vlorë janë ngritur mëngjesin e sotëm në protestë në qendër të fshatit të Vlorës.Ata kanë protestuar pas...
PATOS– Ka nisur ceremonia mortore për 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident në autostradën Levan-Vlorë.Katër makina funerali, m...
VLORË– Një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Polici...