Aktualitet

Familja Gushi u përcoll në banesën e fundit, banorët e Patosit me lot në sy: Më dhemb shpirti, u mbyll një derë

26 Qershor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Familja Gushi u përcoll në banesën e fundit, banorët e

PATOS– Njëri prej banorëve të Patosit, i cili mori pjesë pjesë në ceremoninë e varrimit të familjes Gushi që u shua dje në aksident, është shprehur i pikëlluar për ngjarjen e rëndë.

I moshuari ka treguar për mediat se e njihte shumë mirë këtë familje, që kishte emigruar drejt Greqisë për një jetë më të mirë, por fati i tyre u pre dje në mes në një aksident tragjik.

Ishte një familje shumë e mirë. I kishte të tëra. Edhe unë kur e mora vesh mbrëmë qava. Unë që e njoh, më dhëmb shpirt, sidomos ne prindërve. U mbyll dera. I njihja shumë mirë. Ishin njerëz në hallet e veta. Kanë bërë këtë shtëpi, me kursimet. U prish një fole e madhe për mua dhe popullin e Patosit.”, tha i moshuari.


Ditën e sotme u përcollën për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi. Familja me 4 anëtarë, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre u shuan mëngjesin e djeshëm në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, me targë AA 107 XX, ku ndodheshin Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Kripa” në orën 08:23. Aksidenti dyshohet se ka si pasojë goditjen e fortë që automjeti tip Audi, i ka bërë familjes që ndodhej në makinën tip “Toyota”, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 3 anëtarëve të familjes dhe të vajzës së tyre të vogël, disa minuta më pas, pasi ajo u nxorr nga automjeti i copëtuar

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anastasia gushi eduart gushi eva gushi percillet ne banesen e fundit familja gushi silvana gushi anastasia gushi eduart gushi eva gushi percillet ne banesen e fundit familja gushi silvana gushi

Sondazh

Poll