Aktualitet

Banorët e fshatit Panaja të Vlorës në protestë: Kemi dy javë pa pikë uji në çezma, morën votat në fushatë dhe ikën

26 Qershor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Banorët e fshatit Panaja të Vlorës në protestë: Kemi dy

VLORË- Banorët e Panajasë, Kërkovës dhe Oshtimës në Vlorë janë ngritur mëngjesin e sotëm në protestë në qendër të fshatit të Vlorës.

Ata kanë protestuar pas mungesës së ujit të pijshëm në fshat i cili tashmë është prerë prej 11 ditësh. Banorët shprehen se kjo është një situatë  të cilën nuk mund ta përballojnë dot më këtë situatë.

Ata tashmë i kanë dërguar kryeministrit Rama një peticion ku i kërkohet që tre fshatrave t’i kthehet uji i pijshëm.

“Nëna ime 80 vjeçe këtu rri pa ujë. Ujin e pijshëm e blejmë. Këta banorët këtu kanë ndërmend të përshkallëzojnë protestën sepse ka vite ky lloj problemi. Ka zëra tani se ne jemi komunitet musliman ngaqë kemi xhaminë aty. Sidomos muajt e verës është problem i madh. Jemi 180 familje në fshatin tonë. Cdo verë deri në shtator nuk ka ujë. Për fushatë elektorale na thanë se do gjenin zgjidhje. Erdhën morën votat dhe ikën“, janë shprehur banorët.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne fshatin panaja proteste ne fshatin panaja

Sondazh

Poll