Aktualitet

Plagosi me sende të forta një person për motive të dobta, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim në Vlorë

26 Qershor 2021, 07:59 Nga DOSJA
Plagosi me sende të forta një person për motive të dobta,

VLORË– Një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Policia bën me dije se në pranga ra G. S., banues në Vlorë.

Ai u arrestua pasi në datën 10 qershor, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. S., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10.06.2021, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44 vjeçari në vlorë arrestohet 44 vjeçari në vlorë

Sondazh

Poll