Aktualitet

“Nëse na sheh nga lart…”/ Artan Hoxha kujton vrasjen e biznesmenit Santo: Fiks në të njëjtën orë, 7 vite më parë (

26 Qershor 2021, 08:30 Nga DOSJA
“Nëse na sheh nga lart…”/ Artan Hoxha kujton vrasjen e

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikujtuar sot vrasjen e biznesmenit Artan Santo, i cili u ekzekutua më 26 qershor 2014. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thotë se njësoj si 7 vite më parë edhe sot, asgjë nuk ka ndryshuar.

“Fiks ne te njejten ore, si 7 vite me pare…. Asgje nuk ka ndryshuar nga ai mengjes i nxehte fundqershori… Tan Santo, nese na sheh nga aty lart, te rremosh mbi atentatin tend sot, se cilet ishin urdheruesit, organizatoret, ekzekutoret apo ata qe ndihmuan ne fshehjen e gjurmeve, eshte po aq e rrezikshme sa para 7 vitesh…”-shkruan Hoxha, ndërsa ka ripostuar publikimin e 7 viteve më parë.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS NË FACEBOOK:

Si u vra Artan Santo?

Artan Santo u ekzekutua në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-Bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me motor, ndërsa Policia shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona. Sot, 7 vite nga vrasja, ende nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan santo vrasja e artan santos artan hoxha artan santo vrasja e artan santos

Sondazh

Poll