Aktualitet

EMRAT/ Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 4 persona të një familje në Kurbin, mes tyre një grua

26 Qershor 2021, 08:30 Nga DOSJA
EMRAT/ Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 4 persona të një

LËZHË– Katër persona të së njëjtës familje kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. 

Mësohet se për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike ” janë arrestuar: Idriz Hyseni, Hasan Kasmi, Hazbi Kasmi dhe Merita Kasmi, të afërm mes tyre.

Njoftimi i policisë: 

Kurbin, Lezhë; Vijojnë kontrollet e shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kurbin janë evidentuar dhe goditur 4 raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Arrestohen në flagrancë 4 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në Fushë Milot, Kurbin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasit: I. H., H. K., H. B. dhe shtetasen M. K., të gjithë banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Fushë Milot, Kurbin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hasan kasmi hazbi kasmi idriz hyseni merita kasmi hasan kasmi hazbi kasmi idriz hyseni merita kasmi

Sondazh

Poll