Aktualitet

Familja Gushi u shua dje nga aksidenti tragjik, mes dhimbjesh e lotësh, i jepet lamtumira e fundit çiftit bashkë me dy vajzat

26 Qershor 2021, 07:02 Nga DOSJA
Familja Gushi u shua dje nga aksidenti tragjik, mes dhimbjesh e lotësh, i

PATOS-  Dera e familjes Gushi mbylli dyert përgjithmonë, pasi katër anëtarët e saj u përcollën ditën e sotme për në banesën e fundit, pas aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë.

Me dhimbje të papërshkrueshme nga familjarët, Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva u përcollën për në banesën e fundit në Patos. 4 persona të së njëjtës familje u vajtuan sot nga të afërmit e tyre, ndërsa nëna e Silvanës mes dhimbjes thërriste ‘o lulet e nënës çfarë më bëtë’. Ceremonia mortore u krye në fshatin Dukas Coban, aty ku familja Gushi jetonte përpara se të emigronte në Greqi.

Familja me 4 anëtarë, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre u shuan mëngjesin e djeshëm në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, me targë AA 107 XX, ku ndodheshin Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Kripa” në orën 08:23. Aksidenti dyshohet se ka si pasojë goditjen e fortë që automjeti tip Audi, i ka bërë familjes që ndodhej në makinën tip “Toyota”, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 3 anëtarëve të familjes dhe të vajzës së tyre të vogël, disa minuta më pas, pasi ajo u nxorr nga automjeti i copëtuar. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore anastasia gushi eduart gushi eva gushi silvana gushi tragjedia e kripes tragjedia ne vlore aksident me kater viktima ne vlore anastasia gushi eduart gushi eva gushi silvana gushi tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll