Aktualitet

Tragjedi në Itali! Babai shpëton nga vdekja vajzën dhe shoqet e saj, por zemra s’ia përballoi dot emocionet…

25 Qershor 2021, 19:09 Nga DOSJA
Tragjedi në Itali! Babai shpëton nga vdekja vajzën dhe shoqet e

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sardenja të Italisë, ku një 60-vjeçar është futur në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet e saj por humbi jetën. 60-vjeçari pasi mori sinjalin për ndihmë nga e bija dhe dy shoqet e saj, u fut në det dhe i shpërtoi.

Por, sipas mediave italiane, nuk mundi që të dilte vetë i gjallë pasi zemra e tij nuk e përballoi dhe pësoi një arrest kardiak. Deri më tani, shkak kryesor mendohet sforcoja që ka pasur në det.

Ndihma e shpejtë u përpoq ta sillte në jetë, madje në dispozicion të tij u vendos dhe një helikopter por nuk ia doli që të shpëtonte. 

Në spital është dërguar edhe vajza e viktimës, e cila ndodhet në shok, pas humbjes të së atit, ndërsa nuk dihen detaje lidhur me të përfshirat e tjera në ngjarje. 

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet itali sardenje itali sardenje

Sondazh

Poll