Aktualitet

HIQEN KUFIZIMET! Edhe Danimarka hap dyert për shqiptarët, por nuk njeh vaksinat kineze dhe ruse

25 Qershor 2021, 17:07 Nga DOSJA
HIQEN KUFIZIMET! Edhe Danimarka hap dyert për shqiptarët, por nuk njeh

KOPENHAGEN– Danimarka ka hequr kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë, të cilët duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit, të bërë 72 orët e fundit, testin serologjik ku vërtetojnë se kanë kaluar koronavirusin ose certifikatën e vaksinës.

Por, thekson se pranon vetëm vaksinat e miratuara nga EMA, pra Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, duke përjashtuar Sputnik V dhe Sinopfarm, me të cilën është vaksinuar shumica e popullsisë në vendin tonë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Danimarka

Danimarka, nga sot, më 25 Qershor 2021, heq kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA. Ju bëjmë me dije se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Nuk duhet test për: 1) Për pasagjerët nën 15 vjeç; 2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit; Ju falenderojmë për bashkëpunimin, Tirana International Airport

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet danimarka lejon fluturimet danimarka lejon fluturimet

Sondazh

Poll