Aktualitet

Nuk kanë të ndalur aksidentet! Në mes të Tiranës, mjeti përplas biçikletën, përfundon anash lumit Lana

25 Qershor 2021, 17:03 Nga DOSJA
Nuk kanë të ndalur aksidentet! Në mes të Tiranës, mjeti

TIRANË-Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një burrë i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga një makinë e cila ka përfunduar anash lumit Lana.

Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për t’i dhënë të dëmtuarit ndihmën e shpejtë. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit apo identiteti i të përfshirëve. Drejtuesi i biçikletës ndodhet në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI:

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”.Policia e Tiranës njofton se mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ditën e sotme Shqipëria u trondit nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të një familje të tërë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Vlorë. Familja prej 4 anëtarësh ishte në mjet, ndërkohë që u përplas nga një ‘Audi’. Të 4 pjestarët e familjes ndërruan jetë, ndërkohë që mbetën të plagosur dhe tre të tjerë që ndodheshin në mjetin ‘Audi’.

Në Lushnje po ashtu u raportua një tjetër aksident, ku i plagosur mbeti një fëmijë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll