Aktualitet

‘Tek ne mund të vdesësh duke pirë kafe’/ Sejko: Injoranti në vend të librit ka vendosur t’i blejë djalit makinë luk

25 Qershor 2021, 16:51 Nga DOSJA
‘Tek ne mund të vdesësh duke pirë kafe’/ Sejko:

TIRANË– Aktivisti Genc Sejko ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në Vlorë, aty ku humbën jetën 4 persona të një familje. Me anë të një shkrimi, të ndarë në rrjetet sociale, Sejko shkruan se familja u shua pasi një i ri donte që ti tregone shoqërisë që është i zoti, duke bërë gara me 200 km në orë. Më tej, ai thotë se në Shqipëri, njeriu mund të vdesë kur ndodhet në kafe, në trotuar, në makinë, vetëm pasi afër ka një person që merret me drogë.

Në fund, Sejko shkruan se babai ( të cilin e quan injorant) ka vendosur që ti blejë djalit një makinë luksoze, dhe kjo bëhet shkak që të ndodhin të tilla aksidente.

SHKRIMI:

Shuhet një familje e tërë sepse një i ri i frustruar do t’i tregojë shoqërisë (që është edhe më e frustruar se ai) se sa i zoti është, duke bërë gara në rrugë me 200 km në orë. Makina që nget është shumë e shtrenjtë për një 20 vjeçar, kështu që me shumë gjasa e ka blerë babai injorant. Ky i fundit është bërë milioner edhe pse nuk di shkrim e këndim dhe për rrjedhojë i kalon të birit të njëjta “vlera”. Polici në rrugë nuk ka prapanica të ndalojë të riun e frustruar. Kjo sepse ai e di shumë mirë që këto miliona që fiton injoranti, nuk vijnë dot pa pasur një lidhje politike. Mund të vazhdoj edhe më gjatë me zinxhirin e maskarallikut por ju e kuptoni shumë mirë se ku dua të dal.Tek ne mund të vdesësh duke pirë kafe në rehatinë tënde; sepse ngjitur me ty është ulur trafikanti i drogës që është kthyer me pushime. Ose mund të vdesësh në rrugë edhe pse je në rehatinë e makinës tënde apo duke ecur në trotuar. Kjo sepse injoranti në vend të librit ka vendosur t’i blejë djalit makinë luksoze. E ardhmja premton të njëjtat skena për një shoqëri si kjo e jona që është ngritur mbi vesin e jo mbi virtytin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë. “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodhen brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore genc sejko aksident me kater viktima ne vlore genc sejko

Sondazh

Poll