Aktualitet

Bllokohet rruga! Të rinjtë protestojnë para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 4 anëtarëve të familjes, shtrihen në

25 Qershor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Bllokohet rruga! Të rinjtë protestojnë para Ministrisë

TIRANË– Aksidenti tragjik që ndodhi sot në aksin Fier-Vlorë, ku u shua një familje me 4 anëtarë të saj, ka bërë që disa të rinj të dalin përballë Minstrisë së Brendshme dhe të protestojnë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ata janë shtrirë në tokë, duke bllokuar dhe rrugën.

Një çift bashkë me dy fëmijët e tyre në shenjë homazhi për viktimat e aksidentit ndezën qirinj para ministrisë së Brendshme. Sipas tyre kjo pasi është ky institucion që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.

“Një njeri që udhëton me 150-200 km/h në orë në një rrugë, sado që të jetë limiti i saj, mendoj se është vrasës potencial. Se ai nuk u aksidentua, por vrau, mori në qafë dikë tjetër. Ka diçka që nuk funksionon këtu. Ne shohim kudo policë, por këta njerëz e lëvizin me mbi 150 km në orë janë aktiv.”, tha qytetari për ‘Balkanweb’.

Ngjarja e sotme kishte një bilanc të rëndë, ku të vdekur mbetën Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, aksidenti ka sjellë reagimin e opinionit publik.

“Shtrihemi në tokë “si të vdekur”/ Thirret protestë urgjente në Tiranë pas aksidentit me 4 viktima: Ti lemë qoftet dhe birrat, mund të ishe ti!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore proteste per aksidentet aksident me kater viktima ne vlore proteste per aksidentet

Sondazh

Poll