Aktualitet

Durrësi ‘pushtohet’ nga plehrat dhe tymi! Qyteti ende pa zgjidhje, qeveria nuk miraton kërkesën e Këshillit Bashkiak

25 Qershor 2021, 18:58 Nga DOSJA
Durrësi ‘pushtohet’ nga plehrat dhe tymi! Qyteti ende pa

DURRËS– Situata e rëndë me plehrat në Durrës vazhdon. Pas rreth dy javëve nga gjendja e rëndë mjedisore që u krijuar nga menaxhimi i mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit, situata po përsëritet sërish. Në shumë vendgrumbullime të plehrave në lagje të ndryshme të qytetit, kazanët janë të tejmbushur.

Aktualisht janë bllokuar 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina. Banorët po i vënë zjarrin plehrave pasi temperaturat e larta shtojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive. Mesa duket vendimi që Këshilli Bashkiak i Durrësit ka bërë ndaj qeverisë nuk është miratuar.

Këshilli i ka kërkuar qeverisë subvencion për trajtimin e mbeturinave. Këshilli kërkoi nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, dhe kërkoi subvencion nga qeveria për përpunimin e tyre. Sipas tyre, Bashkia nuk e përballon dot për shkak të pasojave që ka shkaktuar tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e koronavirusit.

Durrësi përpunon rreth 200 ton mbeturina në ditë dhe që prej vitit të kaluar kur u mbyll Porto Romano, bashkia u fut krizën e menaxhimin e mbetjeve. Kështu që vitin e shkaur nënshkoi në kontratë me inceneratorin e Sharrës, e cila që skadoi dy ditë më parë. Çdo vit nga buxheti i Bashkisë dalin prej 5.5 milionë euro në vit vetëm për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve nga Durrësi drejt Tiranës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perpunimi i mbetjeve ne durres plehra ne durres perpunimi i mbetjeve ne durres plehra ne durres

Sondazh

Poll