Aktualitet

Njolla e gjakut i prish punë! Zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan, shpallet në kërkim Mihal Toshi, “prob

25 Qershor 2021, 16:17 Nga DOSJA
Njolla e gjakut i prish punë! Zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi

TIRANË– Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal Toshin, alias Mirgen Toshi, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi më 30 dhjetor, 10 vitë më parë në Elbasan.

Por ka një problem… I kërkuari aktualisht ndodhet në Greqi, nga ku nuk mund të ekstradohet, pasi po vuan një dënim me 16 vite burg për trafik droge në Selanik.

Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku u ekzekutua biznesmeni. Pasi ka marrë përgjigjen e rezultateve të ADN-së, Gjykata ka kërkuar edhe kapjen e tij. Ndërsa përveç Toshit, Prokuroria e Elbasanit pak kohë më parë, ka kërkuar të ekzaminohen profilet gjenetike edhe për Olsi alias Jorgo Leku, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Por për këtë të fundit ende nuk ka përgjigje nëse gjurmët e gjetura janë të njëjtat me ato të vendit ku u gjet i vrarë Ilir Rexhepi.

Mihal Toshi, është vëllai i Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë, Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe plagosjen e Julian Beckës. Ndërsa viktima, biznesmeni Rexhepi, është personi i dytë i vrarë nga familja e tij. Në vitin 2009,  Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe me nofkën ”Doda” u eliminua, ndërsa dyshohet se shkak janë prishjet e pazareve të bandave që drejtonin dikur qytetin e Elbasanit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mihal toshi mirgen toshi shpallet ne kerkim mihal toshi mihal toshi mirgen toshi shpallet ne kerkim mihal toshi

Sondazh

Poll