Sport

Arbitër anglez në sfidën Itali-Austri, italianët i frikësohen ‘hakmarrjes’, shkak bëhet kryeministri italian

25 Qershor 2021, 18:27 Nga DOSJA
Arbitër anglez në sfidën Itali-Austri, italianët i

EUROPË-Anthony Taylor është zgjedhur nga UEFA për të gjykuar takimin e ditës së shtunë ndërmjet Italisë dhe Ausritë për raundin e 1-16-tave, takim që do të luhet në Wembley. 42-vjecari anglez, me një përvojë të madhe, ka arbitruar dy ndeshje të këtij Europiani, Danimarkë-Finlandë dhe Portugali-Gjermani. Anthony Taylor e njeh mirë përfaqësuesen e kaltër, pasi ka qënë kryesor në tri përballjet e skuadrës së Mancinit.

Në vitin 2018 ka qenë pjesë e një miqësore ndaj Francës, takim që përfundoi 3-1 në favor të gjelave. Më pas Italia fitoi ndaj Greqisë për kualifikueset e Kampionatit Europian me shfrat 2-0, ndërsa ndeshja e fundit që Taylor ka arbitruar italinë ka qënë në barazimin ndaj Hollandës me shifrat 1-1, përballje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Megjithatë italianët kanë filluar të frikësohen nga arbitri Anthony Taylor.

Në një artikull të titulluar “Kujdes se arbitri është anglez”, drejtori i “Corriere dello Sport”, Ivan Zazzaroni ngre dyshimin se Italia mund të dëmtohet për lëvizjen që bëri kryeministri i italisë Mario Draghi, i cili u përpoq të “rrëmbente” finalen e Kampionatit Evropian nga Ëembley për ta cuar në Itali.

Një dyshim që, më shumë sesa zemërim, ngjall habi. Për më tepër, Taylor u promovua me nota të plota nga italiani Roberto Rosetti, kreu i gjyqtarëve evropianë, për mënyrën se si ai menaxhoi Danimarkë-Finlandë në një ndeshje vërtetë të frikshme pas arrestit kardiak të Christian Eriksen.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anthony taylor euro 2020 italia anthony taylor euro 2020 italia

Sondazh

Poll