Nuk ka takim me Putin! Përfundon më herët sesa pritej samiti dy-ditor i BE
Vendet e ndryshme do të marrin marrin masa të ndryshme për t’u mbrojtur nga Corona. Gjermania dhe Franca nuk patën sukses me propozimin për një samit me Putinin...
SERBI– Gazeta serbe “Nova.rs” ka arritur që të kapë momentin kur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, janë gjendur të acaruar ballë për ballë njëri-tjetrit pas një debati që kishin pasur në distancë.
Jeremiç së bashku me kolegë të tjerë ka mbërritur në ambientet e Presidencës, fill pas deklaratës së kreut të shtetit, se do të merret vetë me të gjithë kundërshtarët e tij. Madje duke i ftuar që t’i dalin përballë. Kësaj ftese nuk kanë nguruar t’i përgjigjen anëtarët dhe lideri i partisë popullore, të cilët janë paraqitur në Oresidencë.
Para mediave, Jeremiç tha se Vuçiç zbriti poshtë dhe ishte shumë i zemëruar, i shoqëruar nga truprojat e tij, madje i ofendoi dhe i këcënoi.
“Ne të gjithë erdhëm dhe ai tha se do ta luftonte. Presidenti zbriti dhe po dridhej i tëri. Ishte e pakëndshme për sigurimin. Filloi të bërtiste, duke thënë “hajdeni më rrihni”. Por në ato momente ai ishte i siguruar nga truprojat e tij. E ftova të dilte jashtë por s’guxoi.. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam një hajdut,”-tha ai për kamerat.
Konflikti mes tyre është ashpërsuar që kur Serbia mbështeti Shqipërinë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Jeremiç i ka kërkuar Vuçiç të shpjegojë votën pro vendit tonë. Sipas tij, Tirana zyrtare do e përdorte votën e saj në Këshillin e Sigurimit për të fituar mbështetjen e vendeve të treta ndaj Kosovës
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Vendet e ndryshme do të marrin marrin masa të ndryshme për t’u mbrojtur nga Corona. Gjermania dhe Franca nuk patën sukses me propozimin për një samit me Putinin...
GREQI- Detaje të reja janë bërë të ditura nga autoritetet greke përsa i përket vrasjes së 20-vjeçares nga bashkëshorti i saj. Mediat bëjnë me dije se nga...
TIRANË– Sot një nga personalitetet më të njohura shqiptare, Rexhep Qosja feston ditëlindjen e tij të 85-të. Detaj që me siguri nuk e dinit pasi askush (bëh...
ANGLI- Gina Coladangelo, e cila u kap ditën e sotme duke u puthur me Matt Hancock, është drejtoresha e Marketingut dhe Komunikimit në kompaninë Oliver Bonas. T...
SHBA- Të paktën katër persona humbën jetën pas shembjes së një godine 12 katëshe në periferi të Majamit ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për 159 të ...
ATHINË– Babis Anagnostopoulos ka lëshuar një tjetër deklaratë për vrasjen e gruas së tij, kësaj here nga qelia e burgut të Koridhalosit. Sipas medias greke...
GREQI- Autoritetet Portuale në Greqi kanë ndjekur ditën e djeshme dy turq me skaf në det. Tanea shkruan se ngjarja ndodhi në Rodos, ku dy turq me skaf nuk pranu...
GREQI– Truproja e Dan Bilzerian ‘mbretit të Instagramit’, Nikos Aravantinos, është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga një grup prej 15 turistësh francez-algjerian n...
SLLOVAKI-Sllovakia do të heqë dorë nga 160 mijë doza vaksine, Sputnik, që i kishte blerë nga Rusia për arsye se popullsia ka patur një kërkesë të ulët për këtë ...