Bota

I dolën fotot duke u puthur me ndihmësen, Ministri i Shëndetësisë në Angli kërkon falje: Jam shumë i penduar

25 Qershor 2021, 12:01 Nga DOSJA
I dolën fotot duke u puthur me ndihmësen, Ministri i

ANGLI- Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock ka kërkuar falje pasi i dolën fotot duke u puthur me ndihmësen e tij, Gina Coladangelo. BBC shkruan se Hancock gjatë një interviste u shpreh se ai ndihej shumë keq, që i kishte zhgënjyer qytetarët. Ai më tej ka thënë se do të ishte shumë mirënjohes nëse do t’i lejonin të kishte privatësinë e tij për të zgjidhur këtë çështje.

“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin shoqëror në këto rrethana. Unë i kam zhgënjyer njerëzit dhe jam shumë i penduar. Unë mbetem i përqendruar në punën time për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha shumë  mirënjohës nëse do të kisha privatësinë e duhur për këtë çështje personale,tha ai.

LAJMI KRYESOR: Skandal në qeverinë angleze, Ministri i Shëndetësisë kapet mat duke puthur ndihmësen, Hancock: Jam shumë i penduar

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gina coladangelo matt hancock matt hancock puthet me ndihmesen gina coladangelo matt hancock matt hancock puthet me ndihmesen

Sondazh

Poll