EMRAT! Bagazhin e ngarkuar me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, pasagjeri u hodh nga makina sapo pa policinë
TIRANË– Një person i identifikuar si Enkel Domi, 30 vjeç, banues në Tiranë është vë në në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë.
Domi së bashku me një mikun e tij, të identifikuar si Arsen Kotorri, 29 vjeç, me një mjet, bagazhin e të cilit e kishin mbushur me kanabis.
Domi është arrestuar, ndërsa Kotorri është shpallur në kërkim pasi sapo ka parë policinë është hedhur nga makina dhe ka shëtuar. Domi rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
Njoftim i policisë
Policia Rrugore bllokon një automjet që transportonte kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë të vendosura në autostradë, për konstatimin e shkeljeve rrugore, nisur dhe nga dyshimet e krijuara mbi lëvizjet e dyshimta të një drejtuesi mjeti, i kanë dhënë atij shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është munduar të devijojë nga rruga, por pas ndjekjes është bllokuar nga Policia Rrugore.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në bagazhin e këtij mjeti, kubikë të kultivuar me fara kanabisi. Gjatë tentativës për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, pasagjeri është hedhur nga automjeti dhe ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia. Ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E. D. është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Digjet ura e drurit e këmbësorëve në Bërzhitë, flakët përpijnë shkurret, nuk dihen shkaqet e zjarrit
TIRANË-Ura e drurit e këmbësorëve në Bërzhitë ka marrë flakë. Po ashtu, flakët janë përhapur dhe në shkurret përreth urës së këmbësorëve.Shkaqet e zjarrit ...
Nami në Elbasan! Policia zbulon 4 ambiente bar-kafe që ushtronin lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet në qark për të parandaluar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit. Policia ka evidentuar kat...
Buzëqesh pas vendimit! Rezultoi e pastër në tre kriteret, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Beratit, Lutfije Celami
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Beratit, Lutfije Celami. Procesi i vetingut për gj...
Policia i shkoi në banesë/ 42-vjeçarin nga Malësia e Madhe e ‘zë frika’, kundërshton efektivët, brenda kishte kannabi
MALËSI E MADHE– Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu zbulua në banesë lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Në momentin kur polici...
Shiste disa herë të njëjtin apartament, dënohet me tetë vite burg biznesmenia Vjollca Hoxholli
TIRANË– Vjollca Hoxholli, biznesmenia në fushën e ndërtimit e cila shiste disa herë të njëjtin apartament dhe mashtronte qytetarët, është dënuar me t...
INTERVISTA/ Shefi i zyrës së diplomacisë publike greke shpjegon kalimin e shqiptarëve drejt Greqisë, masat që duhen plotë
TIRANË- Shqipëria është një nga “top” vendet e sigurta në Evropë për tu vizituar. Vaksinimi dhe heqja e masave të ashpra në krahasim me vendet e tjera, e k...
Armë zjarri, shkop metalik dhe thikë! Arrestohet 30-vjeçari në Dimal, i iku policisë me motoçikletë, shoku i tij shpallet
BERAT– Një person i identifikuar si Hazis Gjishti është vënë në pranga pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme...
EMRI/ Lëvizte me armë në Durrës, arrestohet 21-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër për kultivim të lëndëve narko
DURRËS- Një person është arrestuar ditën e sotme në Durrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. 21-vjeçari Emiljan Uka është arrestuar në fl...