Aktualitet

25 Qershor 2021, 11:40 Nga DOSJA

VLORE- Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier – Vlorë, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti tip ‘Audi’ me një mjet tjetër tip ‘Toyota’, mbetën të vdekur në vend të katër personat që ndodheshin në këtë të fundit.

Mësohet se personi që drejtonte mjetin luksoz ‘Audi’, që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër anëtarët e së njëjtës familje, është identifikuar si Igli Madani, 22 vjeç. Ky i fundit, së bashku me dy shokët e tij, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj, gjendeshin në automjetin luksoz, i cili si pasojë e shpejtësisë tepër të madhe, ka humbur kontrollin duke goditur fillimisht makinën tjetër, më pas ka goditur një shtyllë të tensionit të lartë dhe ka përfunduar në kanalin anës autostradës.

Makina tip Audi është e vitit 2016, një seri e veçantë që në treg kap vlerën e 100 mijë eurove. Makina e cila drejtohej nga Madani është blerë në vitin 2019, kur është vënë për herë të parë në punë, pas vendosjes edhe të xhamave të zinj.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, mes tyre 2 fëmijët e mitur, shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga (NGJARJA-DETAJET)

(E.H;F.G/ Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore aksident ne vlore-levan tragjedia e kripes tragjedia ne vlore aksident me kater viktima ne vlore aksident ne vlore-levan tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 11:08

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e anëtarëve të familjes Gushi, ngjarje që ndodhi paraditen e sotme në aksin Fier-Vl...