Bota

E rëndë në SHBA! Shembet pallati 12-katësh, konfirmohet një viktimë, 99 persona mbesin nën rrënoja

24 Qershor 2021, 15:17 Nga DOSJA
E rëndë në SHBA! Shembet pallati 12-katësh, konfirmohet

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një pallat 12 katësh është shembur pjesërisht duke lënë të vdekur një person e nën rrënoja 99 të tjerë, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Sipas mediave ekipet e kërkimit janë në terren për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave që janë nën rrënoja ndërsa aktualisht, 8 persona janë të dëmtuar rëndë, ndërsa dyshohet për dhjetëra të tjerë nën gërmadhat e ndërtesës. Në videot e publikuara nga ABC News filmohet momenti kur një fëmijë nxirret i gjallë nga rrënojat e pallatit nga zjarrfikësit.

Aerial footage shows the extent of the partial building collapse in Surfside, Florida, that killed at least one person and injured several others. https://t.co/1FdtJehkbZ pic.twitter.com/2Pnr7aUK5b

— ABC News (@ABC) June 24, 2021

MIRACLE RESCUE: Firefighters pull boy from rubble alive after multi-story building partially collapses near Miami Beach.

A huge search and rescue effort is ongoing. https://t.co/eOl265Wngw pic.twitter.com/A62e5ka58v

— ABC News (@ABC) June 24, 2021

Shembja e ndërtesës ndodhi në orët e para të mëngjesit e ndërsa shkaku mbetet ende i pazbuluar. Kompleksi në qytetin Surfside u ndërtua në 1980. Nga 130 apartamente, rreth gjysma u prekën nga shembja.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shba shembet pallati 12 katesh ne shba shba shembet pallati 12 katesh ne shba

Sondazh

Poll