Bota

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijës, publikohen pamje nga dita më e lumtur e Babis dhe Caroline

24 Qershor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Vrau bashkëshorten në sy të fëmijës, publikohen pamje

GREQI– Në kohën kur vrasësi i rrëfyer, Babis Anagnostopulos po përballet me drejtësinë për vrasjen brutale të gruas së tij 20-vjeçare dhe nënës së fëmijës së tij, Caroline Crouch,  protothema.gr, me ndihmën e mediave sociale, ka publikuar albumin e dasmës së çiftit, nga postimet e fotografëve dhe artistëve të grimit që morën përsipër të bënin ëndrrën e tyre realitet.

Ishte vera e vitit 2019 kur pas një lidhje disa vjeçare, Babis Anagnostopulos dhe Caroline Crouch vendosën të martoheshin dhe të bashkonin jetën e tyre përgjithmonë. Larg të afërmve dhe miqve, çifti zgjodhi të martohej në Algarve, Portugali, me Carolinën që kishte përgatitur një ambient tepër romantik për të dy pranë detit.

20-vjeçarja nga dita që ajo pranoi propozimin për martesë të pilot 32-vjeçar, filloi të përgatitej për dasmën e saj, pikërisht siç e kishte ëndërruar, pasi luante me miqtë e saj në rrugicat e Alonissos.

Babis kishte gjetur një mënyrë për ta bërë atë të ndihej si princesha e përrallës me Caroline të paaftë t’i rezistonte. Kështu që pas shumë kërkimesh në internet, ajo mendoi se Portugalia ishte vendi më i përshtatshëm për të vulosur dashurinë e tyre.

Ajo madje ra në kontakt me make-artisten, Bianca Pereira nga Portugalia dhe fotografët Maria & Sandy në mënyrë që ta ndihmonin të organizonin së bashku ceremoninë e përsosur të martesës. Fotot nga dita e dasmës janë publikuar në faqen e make-up artistit dhe dy fotografëve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopulos bianca pereira vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos bianca pereira vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll