Aktualitet

EMRI/ 200 euro për person! Arrestohet 23-vjeçari nga Fushë Kruja në Gjirokastër, po transportonte emigrantë

24 Qershor 2021, 07:47 Nga DOSJA
EMRI/ 200 euro për person! Arrestohet 23-vjeçari nga Fushë

GJIROKASTËR– Një 23-vjeçar i identifikuar si Altin Voga është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar emigrantë. Sipas njoftimit të policisë, Voga është pikasur në Kakavijë me 4 emigrantë të paligjshëm në mjetin automjetin tip “Chevrolet”.

Voga transportonte emigrantët në këmbim të 200 eurove për person. Makina e tij dhe celulari iu sekuestruan.

Njoftimi i plotë i policisë: Gjirokastër. Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihet në pranga 23-vjeçari që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Shtetasi A. V. u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjetin tip “Chevrolet”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin voga arrestohet altin voga gjirokaster altin voga arrestohet altin voga gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 07:20

TIRANË– Arsan Demaj, një efektiv i Gardës së Republikës së Shqipërisë që shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i ...