Aktualitet

24 Qershor 2021, 07:20 Nga DOSJA

TIRANË– Arsan Demaj, një efektiv i Gardës së Republikës së Shqipërisë që shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është arrestuar mesnatën e kaluar nga punonjësit e policisë të komisariatit Nr.3 në Tiranë. Gazetari Elton Qyno shkruan se Demaj ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar t’i ushtrohet kontrollit të një patrulle policore që ishte e pozicionuar në një postobllok në rrugët e Tiranës.

Ai ka kundërshtuar efektivët dhe më pas është larguar me mjetin e tij, por policia e ka ndjekur. Pas ndjekjes është bërë dhe neutralizimi i Demajt, por sërish i riu nuk është bindur. Ai ka kundërshtuar urdhrin e policisë për ta shoqëruar në komisariat, duke shfaqur dhe veprime të rezistencës fizike.

Më pas Demaj është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë. Materialet hetimore do i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur” dhe “Kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet efektivi i gardes arsan demaj arsan demaj arrestohet efektivi i gardes arsan demaj arsan demaj

Sondazh

Poll