Aktualitet

Katër ditë e zhdukur pa nam e nishan! Shqiptarja që ngriti në këmbë Gjermaninë kthehet në shtëpinë e saj, dëshmitarë

24 Qershor 2021, 06:27 Nga DOSJA
Katër ditë e zhdukur pa nam e nishan! Shqiptarja që ngriti

GJERMANI– Një 20-vjeçare shqiptare është kthyer në shtëpinë e saj në Gjermani, katër ditë pasi rezultonte e zhdukur. Mediat gjermane, të cilat dhanë alarmin për zhdukjen e shqiptare, kanë bërë me dije se e reja është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj, por që hetimet nuk do të ndalojnë.

Policia do të vazhdojë të hetojë për të zbuluar se ku ka qenë vajza gjatë kohës që u zhduk, pasi ka dyshime të forta se mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të rrezikshëm, pa dëshirën e saj.

Laura N. u pa për herë të fundit para zhdukjes së saj në stacionin e trenit në Offenburg. Atje ajo takoi një grup të panjohurish dhe u kërkoi ndihmë atyre për të telefonuar familjen e saj sepse nuk kishte bateri në celularin e saj, por që nga ai moment s’u më sua më gjë për të.

Njerëzit që e kishin parë, janë shprehur për autoritetet se vajza nuk kishte këpucë dhe dukej e frikësuar. Katër ditë më vonë, Laura ka shkuar me këmbët e saj në shtëpi. Se ku qëndroi Laura ditët pas zhdukjes së saj, ende nuk dihet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet shqiptarja e zhdukur ne gjermani laura n gjendet shqiptarja e zhdukur ne gjermani laura n

Sondazh

Poll