Aktualitet

SHERR në Tropojë, 46-vjeçari merr kallashnikovin dhe qëllon të riun, shkon të fshihet në banesën e braktisur por s’u s

24 Qershor 2021, 06:50 Nga DOSJA
SHERR në Tropojë, 46-vjeçari merr kallashnikovin dhe

TROPOJË– Një 39-vjeçar i identifikuar si Bardhyl Kolbiba ka mbetur i plagosur me kallashnikov në Tropojë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:10. Kolbiba, banues në fshatin Luzhë të Tropojës është konfliktuar mëngjesin e sotëm me 46-vjeçarin Izet Ahmati, dhe e ka kanosur atë me një thikë. 

Por, pas sherrit për motive të dobëta dhe kanosjes me thikë, Ahmati ka shkuar në banesë dhe ka marrë kallashnikovin, duke u kthyer tek Kolbiba. Ahmati e ka qëlluar 39-vjeçarin me kallashnikov, duke e lënë atë të plagosur dhe më pas është larguar për tu fshehur në në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.

Kolbiba është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i ngjarjes, 46-vjeçari është gjetur dhe është vënë në pranga. Në foton e publikuar nga policia, duket arma e plagosjesdhe fotoja nga vendi ku ndodhi ngjarja. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl kolbiba izet ahmati plagoset bardhyl kolbiba plagosje në tropojë bardhyl kolbiba izet ahmati plagoset bardhyl kolbiba plagosje në tropojë

Sondazh

Poll