Aktualitet

‘Kam trauma, i pashë teksa digjeshin të gjalla’/ Shqiptarja rrëfen si humbi familjen në aksident, s’i lë pa përmendu

23 Qershor 2021, 16:44 Nga DOSJA
‘Kam trauma, i pashë teksa digjeshin të gjalla’/

KANADA– Humbi nënën, motrën dhe mbesën, ndërsa vetë mbeti e plagosur, kjo është historia e një aksidenti të një gruaje shqiptare, e cila është rrëfyer për mediat e huaja.

Në rrëfimin e saj gjatë seancës gjyqësore, Blerta Vokshi ka bërë me dije se “bota i është shkatërruar në copëza” dhe se sheh makthe me anëtarët e familjes së saj që digjen për vdekje. E reja Vokshi tregoi se imazhet e “nënës së saj teksa i digjeshin krahët, mbesës që po digjej e gjallë dhe motrës që ishte shkrumbuar” i kujtohen në çdo moment.

Familja Vokshi po kthehej në shtëpi pas një udhëtimi në Ëonderland në Kanada dhe u përfshinë më 24 Qershor të vitit 2016 në një aksident të rëndë së bashku me 10 makina të tjera. Gjithçka nisi kur kamioni i Matharu përplasi fillimisht një Hyundai, që drejtohej nga një qytetare e huaj 27-vjeçare, e cila humbi jetën. Kjo përplasje shkaktoi një seri të tjera përplasjesh dhe shpërthimesh që përfunduan me vdekjen e Xhemile Vokshit, 55 vjeç; Valbona Vokshit, 35 vjeç dhe Isabela Kucit, 5 vjeç. Blerta Vokshi po ashtu u përfshi në aksident. Ajo ndodhej në një makinë tjetër së bashku me djalin, por fatmirësisht shpëtuan vetëm me disa dëmtime në trup. Blerta Vokshi, e cila ndoqi seancën e dënimit të shkaktarit të aksidentit përmes Zoom me ndihmën e një përkthyesi shqiptar dëshmoi gjithçka që pa në momentet e fundit.

“Netët janë më të këqijat, sepse kjo është ajo kur unë rijetoj ngjarjet tragjike,”-shktoi ajo.

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin ishte në përfundim të udhëtimit prej 2100 kilometrash, por kishte falsifikuar të dhënat e tij për të fshehur mungesën e gjumit. Gjatë këtij viti, gjykatësi Michael Code e shpalli Matharu-n fajtor për neglizhencë që shkakton vdekje dhe dëmtime në trup. Sipas asaj që transmetojnë mediat e huaja, ai ka qenë në udhëtim për 26 orë pa fjetur dhe ka qenë në telefon duke folur me miqtë e tij për periudha të gjata kohore. Ai është justifikuar me faktin se industria e kamionëve i bën presion shoferëve që të thyejnë ligjin në mënyrë që të respektohen afatet kohore të dërgesave.

Zëvendës prokurori i çështjes Katalin Kirec ka kërkuar një dënim nga 10 deri në 12 vjet burg për Matharu. Nga ana tjetër, avokatja e tij mbrojtëse kërkoi një dënim më të zbutur me argumentimin se kjo ishte shkelja e tij e parë. Ajo shtoi se Matharu, një baba i martuar i dy fëmijëve të vegjël që u zhvendos në Kanada nga India në 2009, është një banor i përhershëm dhe nuk mund të dëbohet nga vendi dhe të ndahet nga familja. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti na kanada blerta vokshi aksidenti na kanada blerta vokshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2021, 14:28

TIRANË– Nikolin Gjergji, efektivi 53-vjeçar që u arrestua për dhunë në familje në Kurbin rezulton të jetë plagosur gjatë një operacioni policor në v...