Aktualitet

23 Qershor 2021, 14:28 Nga DOSJA

TIRANË– Nikolin Gjergji, efektivi 53-vjeçar që u arrestua për dhunë në familje në Kurbin rezulton të jetë plagosur gjatë një operacioni policor në vitin 2016. Policia ishte njoftuar atë kohë për vjedhjen e një makine të llojit tip “Porsche” dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Sapo ka konstatuar se po e ndiqnin, autori i grabitjes ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë duke plagosur efektivin Nikolin Gjergji. Efektivi i policisë mori një plumb në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe arriti të shpëtojë.

Ditën e sotme ai është vënë në pranga të policisë. Arrestimi i Gjergjit u krye pas kallzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet polici ne lac nikolin gjergji arrestohet polici ne lac nikolin gjergji

Sondazh

Poll