S’ka telefonuar ende asnjë! Piloti Babis kalon natën e parë në burg, kërkon një punë: Dua të kaloj kohën! KUSHTI që
23 Qershor 2021, 13:54Nga DOSJA
ATHINË– Vrasësi i Caroline Crouch, piloti 32-vjeçar Charalambos (Babis) Anagnostopoulos kaloi natën e tij të parë në burgun e Koridhalosit. Mediat greke kanë bërë me dije se Anagnostopoulos kapërceu pragun e burgut Korydallos pak pas orës 20.00 dhe sipas informacioneve, ai nuk është vetëm në qeli, por me tre persona të tjerë.
Njëri është një oficer burgu që vuan një dënim për drogë, i dyti për kontrabandë dhe i treti gjithashtu për drogë. Të mërkurën në mëngjes ai u takua me drejtoreshën e burgut Mary Stefi, procedurë standarde kjo për të gjithë të paraburgosurit.
Sipas informacioneve nga Newsbomb.gr, ai kërkoi një punë sepse dëshiron ta kalojë kohën e tij. Po ashtu ai ka kërkuar që të përdorë telefonin e burgut, por ende se ka shfrytëzuar të drejtën e një telefonate.
Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DIBËR-Një 12-vjeçare është mbytur ditën e sotme në Dibër, pasi po lahej në lumin Drin. Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në njësinë Administrati...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë njoftim për shkëputjen e energjisë në disa zona të Tiranës, për disa orë gjatë ditës së so...
Temperaturat e larta që kanë përfshirë të gjithë vendin, detyruan edhe qytetarët shkodranë që të kufizojnë daljet.Vetë të moshuarit pranojnë rrezikun nga i nxeh...
TIRANË– Austria heq të gjitha kufizimet për shtetasit shqiptar me pasaporta biometrike duke filluar nga data 24 Qershor 2021.Lajmi është bërë i ditur...
ELBASAN– I nxehti afrikan që ka pushtuar vendin shënon temperatura rekord në Elbasan. Termometri i ka kaluar 41 grade ndërsa problemi më i madh është për të mos...
Një tavolinë pokeri e vendosur në mes të lokalit “P.B” në Kombinat, është bërë shkak që pronarja e tij, K.K., të përfundojë në polici për organizim të lojërave ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ku një mjet me drejtuesen G.G., ka përplasur një motomjet dhe ka m...
TIRANË– Prej ditësh vendi ynë është i përfashirë nga vala e të nxehtit afrikan, ndërsa sinoptikania e “Meteoalb”, Lajda Porja, është shprehur se kulmi ësht...